Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nuk ndalen Arbi Laçi dhe Edvan Bakaj, tre lojtarë gati për Superioren

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk ndalen Arbi Laçi dhe Edvan Bakaj, tre lojtarë gati për
Abissnet Superiore

Agjentët e futbollistëve, Arbi Laçi dhe Edvan Bakaj vazhdojnë punën intensive për të sjellë lojtarë të huaj e cilësorë në Superiore si dhe anasjellas. Së fundmi, Laçi e Bakaj kanë prezantuar 3 futbollistët e rinj që i bashkohen “Abissnet Superiore”.

Më saktë, tre futbollistët do të jenë pjesë e Dinamos duke nisur prej ditës së sotme. Siç shkruan dhe vetë agjenti Bakaj, tre lojtarët janë talentë të ardhur nga futbolli nigerian.

Bëhet fjalë për Gabriel Michael, Jonathan Ochichejo dhe Richard Bidemi. Kështu, futbollistët në fjalë i bashkohen agjencisë ku ushtrojnë profesionin Bakaj dhe Arbi Laçi, “AMA Football Agency”.

“Një kapitull i ri fillon ndërsa këta talentë të rinj ndërmarrin hapin tjetër në udhëtimin e tyre në futboll. Dëshirojmë të falënderojmë Akademinë IkonAllah për besimin dhe bashkëpunimin e tyre gjatë gjithë procesit. U urojmë Gabrielit, Jonathanit dhe Richardit suksese me Dinamo City. Puna fillon tani”, shkruan ndër të tjera Bakaj.

Poll

Lexo gjithashtu