Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ Sulmuesi i Spanjës “anonim” në SHBA, punonjësit e sigurisë s’e lejojnë të futet në hotelin e kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Sulmuesi i Spanjës “anonim” në SHBA,
Momenti viral i Borja Iglesias

Sulmuesi i Spanjës, Borja Iglesias është përballur me një situatë të çuditshme dhe disi gazmore. Në momentin që ka tentuar të futet në kampin ku është e grumbulluar kombëtarja spanjolle, ai nuk është lënë nga punonjësit e sigurisë.

Kjo për shkak se askush nuk e njihte dhe madje nuk e besuan se ishte futbollist i Spanjës edhe kur ai ua tha. “Unë jam lojtar i ekipit kombëtares të Spanjës. Duhet të futem brenda”, u ka thënë Iglesias, por fjalët e tij janë injoruar.

Tifozët dhe gazetarët e pranishëm aty, janë munduar që t’u mbushin mendjen punonjësve të sigurimit, që Iglesias është futbollist, por ka qenë e kotë. Është dashur që sulmuesi të telefonojë një anëtar të delegacionit të Spanjës, për t’u bashkuar me pjesën tjetër të ekipit.

Momenti viral i Borja Iglesias

Poll

Lexo gjithashtu