Emiljano Vila nuk do të jetë më pjesë e Teutës. Anësori i djathtë ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me klubin durrsak, duke i dhënë fund bashkëpunimit me ta.
Kujtojmë që 38-vjeçari u rikthye te klui durrsak në verën e vitit 2024, pasi mbylli aventurën me Partizanin. Më herët, Vila është aktivizuar edhe për skuadra si Dinamo e Zagrebit, Lokomotiva e Zagrebit, PAS Giannina, AOK Kerkyra, Inter Baku dhe Skënderbeu.
NJOFTIMI:
KF Teuta njofton përfundimin e bashkëpunimit me mesfushorin Emiliano Vila. Pas një periudhe të kaluar së bashku, lojtari nga sot nuk do të jetë më pjesë e skuadrës sonë.
Klubi e falënderon Vilën për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e dhënë me fanellën e Teutës, duke i uruar njëkohësisht suksese në vazhdim të karrierës sportive dhe në sfidat e ardhshme. Faleminderit dhe suksese!
