Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

EKSKLUZIVE/ Kallaku i “preferuari” i Teutës, Vllaznia i vë traun durrsakëve: Të presim me 200 mijë euro

Shkruar nga Nikoll Rajta
EKSKLUZIVE/ Kallaku i “preferuari” i Teutës, Vllaznia i vë
Sherif Kallaku

Sherif Kallaku është një nga lojtarët më të përfolur të Vllaznisë në këtë merkato vere. Fantazisti i njohur është në qendër të vëmendjes teksa duket se ende nuk është vendosur përfundimisht për të ardhmen e tij.

Edhe pse “De Juro” 28-vjeçari është pjesë e shkodranëve pasi klauzola 1+1 është rinovuar automatikisht, dëshira e Teutës për ta pasur në organikë është e madhe.

Megjithatë burime të besueshme për "Newsport.al" tregojnë se presidenca e Vllaznisë ka vendosur veton duke mos lejuar largimin e tij nga skuadra.

Sikurse kontrata e përmban, deri më tani Kallaku është i detyruar të qëndrojë te kuqeblutë deri në fund të edicionit të ardhshëm. Tratativat vijojnë dhe pikërisht në këtë linjë janë drejtuesit e Vllaznisë që kanë kërkuar 200 mijë euro për kartonin e tij.

Një shifër e konsiderueshme kjo referuar nivelit ekonomik të futbollit shqiptar. Megjithatë pritet me kureshtje deri në fund të këtij sesioni për të mësuar se çdo të ndodhë teksa Kallaku ndodhet mes vijës bregdetare Durrës – Shkodër. /Nikoll RAJTA/

Poll

Lexo gjithashtu