Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

25 minuta në fushë ndaj Dinamos, këmba tradhton Xhulio Skukën

Shkruar nga NEWSPORT
25 minuta në fushë ndaj Dinamos, këmba tradhton Xhulio
Xhuliano Skuka

Xhuliano Skuka nuk ishte titullar sonte në derbin që Partizani fitoi 2-0 përballë Dinamos. Sulmuesi dibran u aktivizua në minutën e 69-të, duke siguruar 25 minuta lojë.

Megjithatë, dukej se Skuka nuk ishte në “top formë”, apo ai sulmues që të gjithë njohin. Duket se dëmtimi i pësuar përballë Egnatias ka lënë shenjat, duke bërë që rikuperimi i plotë i 27-vjeçarit, të marrë kohë.

Pikërisht në duelin e fituar 2-0 përballë rrogozhinasve, Skukën e shkelën në këmbë. Mësohet se këmba e tij nuk është në gjendje optimale, madje e nxirë dhe sot ka luajtur me injeksione. Kjo ia bëri të vështirë që të godiste topin apo të ndërmerrte hapa të rëndësishëm gjatë ndeshjes.

Kujtojmë se këtë sezon, Skuka ka marrë pjesë në 23 ndeshje, me një total prej 1152 minutash. Dibrani ia ka dalë që të shënojë 6 gola dhe të asistojë në 3 të tjerë.

Poll

Lexo gjithashtu