Kamer Qaka
Partizani fitoi 2-0 përballë Dinamos, në një derbi spektakolar nga të kuqtë. Megjithatë, këta të fundit duket se kanë marrë një triumf me pasoja, kjo për shkak të një dëmtimi.
Kamer Qaka e la fushën që në minutën e 18-të të sfidës, për shkak të një dëmtimi. Vendin e tij e mori Murataj, teksa pas sfidës trajneri Kërnaja nuk zbuloi asgjë për gjendjen e mesfushorit, për shkak se ishte tepër herët.
Megjithatë, “pak dritë” është hedhur mbi gjendjen e tij. Në përfundim të derbit, Qaka shihet duke çaluar në fushën e blertë, duke krijuar idenë e një dëmtimi që mund ta lërë jashtë edhe për disa ndeshje.
Por, pritet edhe përgjigja e mjekëve, ashtu siç tha edhe vetë Oltijon Kërnaja pas ndeshjes.
Poll
