Altin Bytyçi dhe Ilir Daja
Altin Bytyçi ishte padyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm për Partizanin në derbin përballë Dinamos. Sfida u fitua me shifrat 0-2 edhe për meritë të qendërmbrojtësit të kuq.
Edhe pse ishte “makth” për Ilir Dajën dhe sulmuesit e tij përgjatë 95 minutave lojë, Bytyçi u tregua fisnik. Ai u takua me teknikun e dinamovitëve në fundin e ndeshjes, duke i dhënë dorën e përqafuar.
Vlen të përmendet se në mungesë të Marcelino Prekës, Bytyçi ka marrë në “dorë” kontrollin e mbrojtjes së kuqe. Deri më tani, e sidomos në vitin 2026, e ka bërë mjaft mirë atë mision.
Poll

