Teuta
Klubi i Teutës ka bërë të ditur se Rooney Eva Wankewai nuk do të jetë më pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm.
Sulmuesi nuk ia doli të linte gjurmë këtë sezon, duke mos patur efikasitetin e duhur para portës, ndaj dhe drejtuesit kanë vendosur mos ta mbajnë, pasi nuk është as në planet e trajnerit Edlir Tetova.
29-vjeçari kaloi te durrsakët nga Bylisi edicionin e kaluar. Edhe pse u paraqit në 17 ndeshje, sulmuesi nga Kameruni nuk ia doli të shpërblente besimin e klubit, duke i dhënë fund një rrugëtimi 1-vjeçar.
Poll
