Charles Leclerc
Charles Leclerc dhe Ferrari, një "martesë" e destinuar të vazhdojë edhe për shumë vite të tjera. Ka qenë vetë piloti nga Montekarlo, ai që ka shpallur dhe publikisht vendimin e tij për t'i qëndruar besnik skuderisë italiane.
"Nuk mund të isha më i lumtur se kaq që rrugëtimi im me skuderinë e Ferrarit do të vazhdojë, për mua është më shumë se një skuadër. Është skuadra që kam dashur më shumë dhe që kam ëndërruar të jem pjesë e saj që kur isha fëmijë dhe pas kaq shumë vitesh, është bërë familja ime e dytë.
Do vazhdoj të jap më të mirën time për ta dërguar skuderinë aty ku e meriton të jetë, në majë, për të gjithë ata që punojnë në Maranello dhe veçanërisht për tifozët", është shprehur Leclerc.
Poll
