Kimi Antonelli
Pas fitores në garën sprint, piloti i Mercedes Kimi Antonelli arriti të realizonte një “pole position” historik. Që nga viti 1953 ky është “pole” i parë për një pilot italian në pistën e Silverstone.
Antonelli la pas dy pilotët e “kokëkuqes” Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton me një avantazh prej 175 të mijtat dhe 347 të mijtat.
Shoku i tij i skuadrës u rendit në vendin e katërt me 370 të mijtat më i ngadaltë. Vija e dytë e nisjes u plotësua me pilotin Isack Hadjar i cili suprizoi Max Verstappen i cili u rendit pas tij.
Poll
