Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FORMULA 1

Leclerc besnik te Ferrari, piloti monegask: Kjo është shtëpia ime

Shkruar nga NEWSPORT
Leclerc besnik te Ferrari, piloti monegask: Kjo është shtëpia ime
Charles Leclers

Charles Leclerc ka rinovuar kontratën e tij me Ferrarin, duke konfirmuar se do të vazhdojë të garojë me skuadrën italiane edhe për sezonet e ardhshme. Ferrari nuk ka zbuluar kohëzgjatjen e saktë të marrëveshjes së re, por ka bërë të ditur se Leclerc do të mbetet pjesë e projektit për shumë vite. 

 “Nuk mund të isha më i lumtur që do të vazhdoj këtë rrugëtim me Scuderia Ferrari. Për mua, Ferrari ka qenë gjithmonë shumë më tepër se një skuadër”, u shpreh Leclerc. 

28-vjeçari theksoi gjithashtu lidhjen e tij të veçantë me ekipin, duke kujtuar se është pjesë e familjes Ferrari që nga viti 2016, kur iu bashkua akademisë së pilotëve të skuadrës. 

 “Charles është pjesë e familjes Ferrari prej shumë vitesh. Gjatë kësaj kohe ai është zhvilluar jo vetëm si një nga pilotët më të fortë në Formula 1, por edhe si një person që tregon vlerat e Ferrarit", u shpreh shefi i skuadrës Fred Vasseur.

Leclerc garon për Ferrarin që nga viti 2019 dhe deri tani ka arritur 8 fitore në Formula 1 me skuadrën legjendare italiane. Synimi i tij mbetet i qartë, të rikthejë titullin botëror në Maranello, diçka që Ferrari nuk e ka arritur prej shumë vitesh.

Poll

Lexo gjithashtu