Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FORMULA 1

Situatë tmerri për 4 herë kampionin e Formula 1, grabitet dhe sulmohet në vilën e tij në Zvicër

Shkruar nga NEWSPORT
Situatë tmerri për 4 herë kampionin e Formula 1, grabitet dhe
Alain Prost & Lewis Hamilton

Katër herë kampioni i botës në Formula 1, Alain Prost, ka qenë viktimë e një grabitjeje të dhunshme në vilën e tij në Nion, pranë liqenit të Gjenevës në Zvicër. Sipas raportimeve, një grup personash të armatosur hynë në banesën e ish-pilotit dhe e sulmuan, duke i shkaktuar një traumë në kokë.

Ngjarja ka ndodhur të martën në mëngjes, ndërsa grabitësit kanë kërcënuar edhe djalin e Prost për ta detyruar të hapte kasafortën e familjes. Autorët kanë marrë para dhe sende me vlerë, mes tyre dyshohet edhe ora luksoze, duke qenë se francezi është një nga imazhet e markës “Richard Mille”.

Policia zvicerane ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet, por autorët dyshohet se janë larguar drejt Francës. Ndërkohë, familja Prost nuk ka bërë deklarata publike, ndërsa ish-kampioni, pasi mori trajtim mjekësor, është larguar drejt Dubait ku kalon pjesën më të madhe të vitit.

Poll

Lexo gjithashtu