Simon Simoni
Portieri shqiptar, Simon Simoni ka marrë besimin e stafit teknik të ekipit të Luzernit, duke u aktivizuar si titullar në ndeshjen e fundit miqësore kundër belgëve të St. Truiden.
Bazuar në formën e treguar, pritet që ai të jetë zgjedhja e parë në portë edhe për sfidën e radhës, ku Luzerni do të nisë zyrtarisht rrugëtimin në kampionatin zviceran kundër ekipit të Thun.
Kujtojmë që 22-vjeçari është në pronësi të klubit gjerman të Eintracht Frankfurt që nga viti 2023.
Poll
