Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FORMULA 1

Kimi Antonelli s'e diskuton fitoren në Grand Prix, piloti 19-vjeçar shkruan historinë në Formula 1

Shkruar nga NEWSPORT
Kimi Antonelli s'e diskuton fitoren në Grand Prix, piloti
Kimi Antonelli

Kimi Antonelli po dëshmon që nuk ka konkurrencë. Piloti 19-vjeçar i Mercedez e mbylli me fitore turneun e Grand Prix në Monaco, duke shënuar suksesin e 5-të radhazi në Formula 1.

Italiani ia doli që të mposhtë rivalitetin me Lewis Hamilton, duke e përfunduar i pari në podium. Pas këtij triumfi historik, që e bënë atë dhe pilotin më të ri që ka korrur një sukses të këtij niveli, Antonelli u shpreh i emocionuar:

“Një fundjavë e jashtëzakonshme. Kanë qenë ditë me një ritëm të jashtëzakonshëm dhe gjithçka shkoi kaq natyrisht te unë. Makina ishte e jashtëzakonshme dhe më dha besim për të shtyrë përpara. Një ditë e gjitha për t’u shijuar”, ishin fjalët e para të pilotit.

Megjithatë, duket se Antonelli sheh larg dhe puna për të ende s’ka mbaruar.

“Ende s’ka përfunduar asgjë, është një sezon i gjatë. Po e ngremë objektivin akoma më lart. Qëllimi im është të vazhdoj kështu, ekipi është duke bërë një punë të madhe”, përfundoi 19-vjeçari.

Poll

Lexo gjithashtu