Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ Anglia e kthen në “festival” përballë Francës, “Tre Luanët” e mbyllin të tretët turneun e Kupës së Botës në dramën e 10 golave

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Anglia e kthen në “festival” përballë
Francë - Angli / Bukayo Saka

Anglia ka mposhtur Francën, në kuadër të finales për vendin e tretë në Botërorin 2026. Sfida e zhvilluar në “Hard Rock Stadium” përfundoi me shifrat 4-6.

Një finale që u mendua si një ndeshje më shumë për t’u luajtur, por rezultoi e gjitha një “festival” i vërtetë golash ku u shënuan plot 10 të tillë.

“Djemtë” e Thomas Tuchel shënuan 4 që në pjesën e parë, në sajë të Declan Rice, Ezri Konsas dhe dy herë Bukayo Saka, teksa me fillimin e pjesë së dytë “zgjohen” francezët.

Fillimisht mendon Kylian Mbappe, ndërsa të dytin e gjen Bradley Barcola, përpara se sërish Mbappe të shënonte dopietën personale për të shkuar në kuotën e 22 golave në gjithë historikun e turneut.

Megjithatë, goli i Bukayo Saka rikthen diferencën e golave duke kompletuar tripletën në të 87-tën, ndërsa për ta bërë akoma dhe më dramatike, mendon Ousmane Dembele në shtesën e 6-të. Në “frymën e fundit” është radha e Jude Bellingham që vulos gjithçka.

Në këtë mënyrë për Anglinë “kopsitet” ky rrugëtim në mënyrën më pozitive të mundshme, duke u mjaftuar me medaljen e bronztë.

Sakaq, për Francën, shënohet fundi i ciklit të Didier Deschamps me një disfatë të rëndë, për t’i hapur rrugën atij të ri me Zinedine Zidane.


Goli i Bellingham (Francë 4-6 Angli)

Poll

Lexo gjithashtu