Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FORMULA 1

Fitorja e parë me Ferrarin, Lewis Hamilton i jep fund pritjes! Mbaron “magjia” e Kimi Antonellit

Shkruar nga NEWSPORT
Fitorja e parë me Ferrarin, Lewis Hamilton i jep fund pritjes! Mbaron
Lewis Hamilton

Pritjes i erdhi fundi, pas dy sezonesh te Ferrari, piloti anglez Lewis Hamilton ka fituar garën e parë me skuderinë e “kokëkuqes”. 41-vjeçari e mbylli me triumf çmimin e madh të Katalonjës në Spanjë me kohën 1 orë, 32 minuta, 28 sekonda e 105 të qindat, më shumë se 28 sekonda ndaj vendit të 2-të, George Russell (Mrecedes).

Shkallën e fundit të podiumi i takoi Lando Norris me skuderin “McLaren”. Kimi Antonelli si kryesues i këtij sezoni e mbylli në Katalonjë vetëm në vendin e 12-të, pa pikë dhe larg asaj që ka treguar deri tani (viti 2026-të).

Në renditjen e përgjitshme, Kimi Antonelli i Mercedes kryeson me 156 pikë, i ndjekur nga Lewis Hamilton i Ferrarit (90 pikë) dhe George Russell, 88 pikë (Mercedes).  

Poll

Lexo gjithashtu