Kimi Antonelli do të niset nga “pole position” në Çmimin e Madh të Belgjikës, gara e dhjetë e Kampionatit Botëror të Formula 1 për sezonin 2026.
Piloti i Mercedes realizoj xhiron më të shpejtë të pistës së Spa, kronometri i tij u ndal në 1:44.361. Pas tij u rendit 4 herë kampioni i botës Max Verstappen që ishte 0.317 sekonda më i ngadaltë.
Në vendin e tretë u rendit kampioni i botës në fuqi Lando Norris, por britaniku nuk do të niset nga vija e dytë e startit përshkak të një penalitetti të marrë gjatë javës me 10 pozicione dhe kështu do të niset në vendin e 13-të.
Vendin e tij do ta zërë piloti tjetër i Mercedes George Russell, i cili ndiqet nga dy makinat Ferrari respektivisht me Charles Leclerc në pozicionin e katërt dhe Lewis Hamilton në të pestin.
