Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Humbi jetën në aksidentin tragjik në Zvërnec, REAGON Flamurtari për gazetarin Enrik Mehmetin

Shkruar nga NEWSPORT
Humbi jetën në aksidentin tragjik në Zvërnec, REAGON
Enrik Mehmeti-Flamurtari

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Zvërnec të Vlorës, ku për pasojë ka humbur jetën gazetari Enrik Mehmeti.

Mehmeti po udhëtonte me motor në momentin kur u përfshi në aksident. Si pasojë e plagëve të marra, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale ka reaguar dhe klubi i Flamurtarit, të cilët i janë bashkuar dhimbjes së familjes, të afërmve dhe miqve të gazetarit.

Enrik Mehmeti raportonte zhvillimet dhe ngjarjet nga qarku i Vlorës dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Poll

Lexo gjithashtu