Edi Martini dhe Alban Xhaferi
Humbja 0 – 5 në Kosovë kundër Malishevës, raundi i parë i Conference League, ka bërë që tifozët shkodranë të shpërthejnë kundër presidentit Alban Xhaferi dhe trajnerit Edi Martini.
Mjaft komente në rrjetet sociale në llogarinë e klubit të Vllaznisë në Facebook, kërkojnë largimin e presidentit Xhaferi, sikurse “timonierit” Martini.
Kjo situatë, tregon qartë se pakënaqësit vazhdojnë të rriten ndaj drejtuesve e deri në pankinë te Vllaznia. Edhe pse Martini u konfirmua pas mbylljes së sezonit, pavarësisht blerjeve në merkato, situata vazhdon të jetë e “trubullt”, lojë e paekuilibruar dhe mbrojtje që “fut ujë”. Fakti që ekipi kuqeblu pësoi 5 gola nga Malisheva, nuk lë vend për “alibi” apo justifikime.
Komentet në profilin zyrtar të Vllaznisë
Poll
