Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E BUJSHME/ Trabzonspori "çmendet" pas shqiptarëve, projektohet goditja e madhe pas Ernest Muçit

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Trabzonspori "çmendet" pas shqiptarëve,
Trabzonspori

Sezoni 2025-26 u mbyll me nota mbresëlënëse për Trabzonsporin, pasi këtë edicion ata ia dolën ta mbyllnin në vendin e 3-të në kampionat në kuotën e 69 pikëve, pozitë që i siguroi dhe pjesëmarrjeen në Europa League për vitin e ardhshëm, teksa në anën tjetër fituan gjithashtu dhe Kupën e Turqisë përballë Konyasporit në shifrat 2-1.

Nisur nga këto arritje, klubi nga Trabzoni pritet të hidhet fuqishëm në merkaton e verës për të përforcuar skuadrën e trajnerit Fatih Tekke me elementë cilësorë që do të rrisnin dukshëm nivelin e performancës.

Për këtë arsye, mediat turke shkruajnë se drejtuesit kanë “piketuar” Myrto Uzunin, sulmuesin e Kombëtares i cili luan momentalisht për Austin në kampionatin amerikan. 30-vjeçari mund të shkëputet sërish për të provuar një tjetër eksperiencë, dhe Turqia rezulton si një prej destinacioneve ku mund të aterojë pikërisht beratasi.

Trabzonspori ka shfaqur edhe më herët interes për Uzunin, pasi në janar tentoi në ditët e fundit të merkatos, por pa ia dalë të formalizojnë marrëveshjen. Megjithatë, gjiganti turk nuk do të dorëzohet pasi po mendon bëjë një tjetër përpjekje këtë merkato për të nënshkruar me lojtarin.

Nëse kjo lëvizje ndodh, do të kishim një dyshe shqiptarësh, pasi kujtojmë se dhe Ernest Muçi u ble përfundimisht nga Besiktas për shifrën e 8.5 milionë eurove, pak javë më parë.

 

Poll

Lexo gjithashtu