"Abissnet Superiore" / Conference League
Alashkert dhe CFR Cluj do të përballen të enjten e 23 korrikut në ndeshjen e parë, të raundit të dytë kualifikues në Conference League. Sfida që do të zhvillohet në Yerevan të Armenisë, nis në orën 17:00.
Tashmë UEFA ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë sfidë, të cilët do të jenë shqiptar. Kryesor i këtij dueli do të jetë Eldorjan Hamiti.
Ndërkohë që asistentët e tij do të jenë Ilir Tartaraj dhe Ani Koçiaj. Ndërsa në rolin e arbitrit të katërt, është emëruar një tjetër arbitër i njohur në futbollin shqiptar, Erjon Bastari.
Poll
