Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

“Dogji” kualifikimin e Elbasanit në Conference League, tifozët “masakrojnë” sulmuesin e afruar nga rivali i Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
“Dogji” kualifikimin e Elbasanit në Conference League,
Bernard Karrica dhe logoja e klubit të Elbasanit

Edhe pse zhvilloi paraqitje të mira në të dyja ndeshjet kundër BATE Borisov, skuadra e Elbasanit nuk mundi të kualifikohej në raundin e dytë të Conference League.

Ekipi i drejtuar nga Ivan Gvozdenovic u eliminua nga bjelloruesët pas goditjes së penalltive. Gjithçka po shkonte “vajë” për Elbasanin nga “ruleta ruse”, ndërsa sulmuesi i ardhur prej Vorës përgjatë Kupave të Europës, Bernard Karrica, goditi shumë keq, e pritur nga portieri rival.

Pikërisht ky gabim, prishi “ëndrrën” për avancimin në Conference League (penallti e 5-të). Tifozët e Elbasanit nuk e kanë “përtypur” dot këtë “skenë”, duke reguar të revoltuar me komente te klubi verdheblu. Po ashtu, mbështetësit vën në dukje edhe nivelin e ulët të BATE-s, jo më si dikur.

“Dogji” kualifikimin e Elbasanit në Conference League,
Komentet në profilin e klubit të Elbasanit

 

Poll

Lexo gjithashtu