Dinamo
Edhe pse shumë pak mund të besonin në kualifikimin e Dinamos në raundin e dytë të Conference League ndaj Astanës, aq më tepër pas humbjes 0 – 1 në “Elbasan Arena” (ndeshja e parë), të besuarit e Ilir Dajës dhuruan spektakël në “Astana Arena” dhe siguruan avancimin në fazën tjetër me fitoren 4 – 1.
Vetëm para disa minutash, klubi “blu” i kryeqytetit i ka dërguar mesazh tifozëve, të cilët udhëtuan mbi 4 mijë kilometra për të ndjekur ekipin e zemrës.
“Një falënderim i veçantë nga ana e klubit tonë shkon për të gjithë ata tifozë që na mbështetën në stadiumin e Astanës, duke qenë një shtysë e fortë për skuadrën drejt atij kualifikimi fantastik… Faleminderit nga zemra!”, shkruan ekipi dinamovit.
View this post on Instagram
Poll
