Shkëndija e Tetovës
Shkëndija e Tetovës ka siguruar kualifikim në raundin e dytë kualifikues të Conference League pas fitores 1-0 kundër ekipit të Europa FC. Kuqezinjtë e kishin siguruar kualifikim që në ndeshjen e parë pas fitores bindëse 5-0.
Ndeshja nuk solli shumë emocione, pasi të dyja ekipet e kishin të qartë se çështja e kualifikimit ishte pothuajse e mbyllur. Rasti i parë serioz erdhi në minutën e 66-të, kur Zejnullahu goditi traversën. Goli u realizua në minutën e 86-të me anë të sulmuesit Vane Krstevski.
Me këtë sukses, Shkëndija e mbylli me dy fitore përballjen e raundit të parë kualifikues dhe siguroi kalimin në fazën tjetër. Në raundin tjetër skuadra nga Tetova do të përballet me ekipin slloven, Bravo.
View this post on Instagram
Poll
