Mërgim Vojvoda
Mërgim Vojvoda është futbollisti më i ri i Udineses. Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës zgjodhi që të kalojë tek fruilianët, pas përvojës 2-vjeçare me skuadrën e Comos.
Kjo është dhe aventura e tretë për 31-vjeçarin në Serie A, pasi më herët ai ka luajtur edhe për Torinon në sezonin 2020/21 ku qëndroi për 4 vite.
Edhe pse tek ekipi i drejtuar nga Cesc Fabregas e kishte të garantuar pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ardhshëm, duket se Vojvoda ka vendosur të hedhë një tjetër hap në karrierë, duke mos e marrë në konsideratë këtë faktor.
View this post on Instagram
Poll
