Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Dinamo kthen vështrimin te shorti, sonte mësohet edhe kundërshtari i radhës nëse ekipi i Ilir Dajës kalon më tej në Conference League

Shkruar nga NEWSPORT
Dinamo kthen vështrimin te shorti, sonte mësohet edhe
Conference League, logoja e Dinamos dhe Ilir Daja

Njëjtë si Egnatia që po vijon aventurën e saj në kualifikueset e Champions League, ku do të përballet me NK Celjen në Rrogozhinë, edhe Dinamo në krahun tjetër ndan të njëjtën ambicie në Conference League, aty ku përballë gjejnë Aluminij.

Përpara se t’i drejtohen këtij dueli të rëndësishëm, ekipi i Ilir Dajës do të njihet sot me fatin që do t’i rezervojë shorti në Nyon të Zvicrës që do të nisë prej orës 14:00.

Ndeshjen e parë, dinamovitët do ta luajnë në transfertë, ditën e enjte, sfidë kjo e përcaktuar për t’u zhvilluar në orën 20:00, ndërsa ajo e kthimit në “Elbasan Arena më 30 korrik.

Poll

Lexo gjithashtu