Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Dinamo bën historinë në Kazakistan, Ilir Daja zbulon sekretin e kualifikimit përballë Astanës

Shkruar nga NEWSPORT
Dinamo bën historinë në Kazakistan, Ilir Daja zbulon sekretin e
Deklarata e Ilir Dajës

Pas fitores 4-1 kundër Astanës në Kazakistin për llogaritë e raundit të parë kualifikues në Conference League trajneri i Dinamos, Ilir Daja ka dhënë një deklaratë për mediat duke treguar përshtypjet e ndeshjes.

E dinim që ishte një ndeshje shumë e vështirë, sepse Astana ka një ekip goxha të mirë. Këtë e shprehu edhe sot në fushë, pavarësisht se rezultati foli për ne.

Si duket, Kazakistani është pjesë edhe e fatit, sepse është hera e tretë që ndeshem dhe asnjë nga këto tri ndeshje nuk e kam humbur. Të parën me Kairat Almati, me Astanën pastaj barazim dhe fitorja e sotme. Sot na e lehtësoi pak edhe dalja me karton të kuq e lojtarit kundërshtar.

Jemi shumë të kënaqur, sepse kemi ndryshuar gati 70% të ekipit. E thashë edhe para ndeshjes, kur është e vështirë, është dhe më e bukur kur kualifikohesh. Nuk mendoj se Astana na nënvlerësoi, sepse me atë që kemi parë në këto ndeshje të fundit që ne e kemi ndjekur, që kur na ra shorti, luajti me formacionin më të mirë.

Falënderojmë gjithë ata tifozë shqiptarë, jo vetëm të Dinamos, që ishin prezent këtu në Astana. Ishte kënaqësi, sepse kishim edhe mbështetjen e tyre. Kishim një motiv shtesë, sepse mbështetja e tyre na bëri të mos dorezoheshim deri në fund.

Në fakt, ajo që bëri diferencën sot nuk ishte ana taktike, por ishte sakrifica që bënë lojtarët për të arritur te kualifikimi, si dhe vlerësimi që i bënë ata Astanës. Ajo që mendoj se bëri ndryshimin ishte që ne kemi prurje shumë lojtarë të rinj dhe kishim një javë më shumë kohë që të punonim bashkë për ta përgatitur ndeshjen e kthimit”, u shpreh në fund të deklaratës Ilir Daja.

Në raundin tjetër Dinamo do të përballet me ekipin slloven të Aluminij.

Poll

Lexo gjithashtu