Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Fitore dhe kualifikim që “mbulon” me para Dinamon, zbulohet shifrat e majme që “blutë” përfitojnë nga UEFA

Shkruar nga NEWSPORT
Fitore dhe kualifikim që “mbulon” me para Dinamon, zbulohet
Ekipi i Dinamos dhe Ilir Daja

Dinamo siguroi kualifikimin në raundin e dytë të Conference League, pasi mposhti me përmbysje Astanën në Kazakistan. Ndonëse “blutë” e drejtuar nga Ilir Daja humbën në “Elbasan Arena” ndeshjen e parë 0 – 1, ia dolën ta kthenin në favor transfertën, fitorja 4 – 1 në “Astana Arena”.

Në këto kushte, në rastin më të keq, klubi i Dinamos përfiton 700 mijë euro nga UEFA. Konkretisht 175 mijë euro prezenca në raundin e parë, 175 mijë euro kualifikimi e pjesëmarrja në raundin e dytë dhe nëse nuk avancon dot më tej (faza e dytë), shtohen edhe 300 mijë euro bonus.

E gjitha arrin në kuotën e 700 mijë euro, kuotë e majme për një klub shqiptar, e cila mund të ndikojë në kapitalin për transferime.

Poll

Lexo gjithashtu