Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

VIDEO/ Fati dhe transferimet e reja “ndëshkojnë” Elbasanin, BATE eliminon ekipin shqiptar pas 12 penalltive

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Fati dhe transferimet e reja “ndëshkojnë”
BATE - Elbasani

Sfida BATE Borisov – Elbasani ka rezultuar “dramë” e vërtetë. Koha e rregullt përfundoi 0 – 0, ashtu si edhe kohët shtesë. Skuadra e kualifikuar u përcaktua nga “ruleta ruse”, aty ku BATE u tregua më e saktë, 5 – 4.

Te verdheblutë elbasanas gabuan Karrica dhe Epitaux në fund. Pikërisht dy afrimet e verës prishën gjithçka në tentativat finale.

Edhe pse brenda 90 minutave ekipet kërkuan të shmangnin shtesat apo 11-metërshat, mungoi saktësia në goditjet finale.

Përqendrimi më i madh u pa në mesfushë me lojë të ashpër dhe duele të forta. Kështu përfundon edhe rrugëtimi i Elbasanit në Kupat e Europës.       

BATE 0 – 0 Elbasani (5 - 4 nga penalltitë)

BATE Borisov fiton nga penalltitë, 5 - 4. 

120' - Edhe kohët shtesë nuk prodhojnë fitues.

90' - Përfundon koha e rregullt 0 - 0, sfida kalon në shtesa.

80' - Lleshi tenton nga distanca, "neutralizohet" në kohë nga portieri i BATE-s.

 

45' - Mbyllet pjesa e parë pa gola mes BATE-s dhe Elbasanit.

25' - Varaksa godet fuqishëm me kokë, pozicional dhe i saktë në ndërhyrje portieri Aleksovski.

 

1’ – Shkelmohet topi në stadiumin “Mehdi Huseynzade”.  

 

FORMACIONET ZYRTARE

BATE Borisov: Sokol; Bochko, Rakhmanov, Sakuta, Kress; Mikhnyuk, Angban, Neskoromnyi; Kaplenko, Puerto, Varaksa.

Trajner: Vitali Rogozhkin

ELBASANI: Aleksovski; Lila, Epitaux, Lulaj, K. Kasa, Ibrahim, Barjamaj, Tresa; Diallo, Hebaj, Nikaj.

Trajner: Ivan Gvozdenovic.

Conference League: Raundi i parë

Stadiumi: “Mehdi Huseynzade”

Arbitër: Daniyar Sakhi  

Poll

Lexo gjithashtu