Dinamo
Është hedhur në Nyon të Zvicrës shorti për raundin e tretë të kualifikueseve të Conference League, aty ku Dinamo ka mësuar kundërshtarin e radhës me të cilin do të përballet, nëse kalon sigurisht Aluminij.
Ekipi i Ilir Dajës do sfidojë skuadrën që do të dalë fituese mes çiftit Steaua e Bukureshtit (ekip rumun) dhe FK Audas (ekip letonez).
Kujtojmë se kryeqytetasit do të zbresin në fushë këtë të enjte për ndeshjen e parë të raundit të dytë ndaj rivalit slloven, takim i përcaktuar për t’u zhvilluar në stadiumin “Sportni park” në orën 20:00, ndërsa ajo e kthimit është planifikuar në “Elbasan Arena” më 30 korrik në orën 21:00.
Poll
