Gjysmëfinaleve të këtij Botërori 2026, Francë – Spanjë dhe Angli – Argjentinë, nuk i ka shpëtuar vëmendjes as kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili në një intervistë me qytetarët përmes një “live” në rrjetet sociale, iu përgjigj edhe pyetjes nëse i ka ndjekur këto përballje.
Edhe pse u shpreh se nuk është një ndjekës i rregullt i këtij turneu, Berisha u ndal specifikisht tek katër skuadrat që sfiduan njëra-tjetrën në gjysmëfinale.
“Unë vetëm katër ndeshjet e fundit kam parë. Nuk i ndjek shumë. Nuk jam shumë tifoz, por gjithnjë 8 ose 4 të fundit i shoh. Pashë ndeshjen e parë të katërshes, Franca me Spanjën, i bindur se Franca do të shkëlqente.
Për habinë time, Franca, ekipi i saj mbeti si një hije në raport me ekipin e Spanjës kështu që u detyrova gjatë ndeshjes që të ndryshoj simpatinë dhe të kaloj me Spanjën.
Erdhi ndeshja tjetër. Nuk jam me Argjentinën sepse nuk pranoj disa shkelje që ata bëjnë në lojë. Përdorin duart, kapin lojtarët. Nuk e pëlqej atë lojë. Natyrisht isha me anglezët, por anglezët aty për fatin e tyre më të keq u treguan si një skuadër e kategorisë së tretë. U mbyllën në portë sikur të mos ishin dhe pranuan për kohë të tëra, një presion të tmerrshëm të argjentinasve”, u shpreh Berisha.
