Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Deklaroi se do bënte tatuazh trajnerin nëse Spanja fiton Kupën, Luis de la Fuente nuk ia përton mbrojtësit: Premtimet duhen mbajtur

Shkruar nga NEWSPORT
Deklaroi se do bënte tatuazh trajnerin nëse Spanja fiton Kupën,
Trajneri Luis de la Fuente dhe mbrojtësi Marc Cucurrella

Tashmë që Spanja është kampionja e Botës, disa premtime duhen mbajtur. Pak ditë para finales me Argjentinën, mbrojtësi i spanjollëve Marc Cucurrella çuditi jo pak kur tha se do të bënte tatuazh në lëkurë portretin e trajnerit Luis de la Fuente, nëse iberikët do ia dilnin të fitonin trofeun më të lakmuar.

Sot që flasim, Cucurrella ka nisur nga puna për gjetjen e një artisti që të bëjë të mundur realizimin e këtij tatuazhi, madje duke pyetur edhe në rrjetet sociale.

Sidoqoftë, guximi, në dukje i tepruar i spanjollit ka gjetur edhe reagimin e vetë trajnerit de la Fuente i cili është shprehur se, përderisa ai ka marrë përsipër të japë një premtim, duhet ta mbajë fjalën e dhënë.

“I kam thënë se ka gabuar, e nëse bën një premtim, duhet ta mbash. Plus, unë as nuk jam aq i shëmtuar”, është përgjigjur trajneri i Spanjës.

Poll

Lexo gjithashtu