Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ E kërkonte edhe Shqipëria, Zymer Bytyqi zgjedh përfaqësueen që do të luajë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ E kërkonte edhe Shqipëria, Zymer Bytyqi zgjedh

Tashmë nuk ka më dyshime, Zymer Bytyqi ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën. Sulmuesi i Konyaspor kërkohej edhe nga Shqipëria me Cikalleshin që e kishte sponsorizuar për te kuqezinjtë. Lojtari shqiptar ka vendosur që të luajë për Kosovën dhe sot ka pasur një takim presidentin e Federatës së Kosovës, Agim Ademi dhe i ka konfirmuar vendimin e tij.

Postimi i FFK-së

Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu e kanë pritur sot futbollistin Zymer Bytyqi, anëtar i skuadrës turke Konyaspor. Gjatë këtij takimi Zymer Bytyqi ka konfirmuar vendimin e tij për ta përfaqësuar Kosovën. Ai e ka falënderuar presidentin Ademi për interesimin e vazhdueshëm dhe është shprehur entuziast për projektin e Dardanëve. Ai ka thënë që qysh moti e ka bërë këtë zgjedhje, ngase zemra gjithmonë i ka rrahur për fanellën dardane dhe tashmë pret me padurim ta japë kontributin e tij për Kosovën. Ndërkaq, krerët e FFK-së e përgëzuan futbollistin për vendosmërinë e tij për ta përfaqësuar vendin e origjinës dhe për të kontribuuar në ngritjen e mëtejme të futbollit të Kosovës. Ata i dëshiruan Bytyqit mirëseardhje në familjen dardane, duke i uruar suksese në vazhdimësi.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7