Prishtina është ndalur në shtëpi në derbin e kryeqytetit me Prishinën e Re, në sfidën e cila u mbyll me rezultatin 1-1.
Me këtë barazim, prishtinalinjtë mbeten në vendin e tretë me 38 pikë, një më shumë se Malisheva e vendit të katërt.
Në anën tjetër e “ethshme” mbetet dhe gara për mbijetesën pasi Ferizaj dhe Drenica kanë marrë fitore të rëndësishme në objektivin e tyre për qëndrim në Superligën e Kosovës. Ferizaj fitoi në transfertë në shifrat e ngushta 2-1 përballë Malishevës, sikurse dhe drenicarët po në transfertë ndaj Gjilanit minimalisht 1-0.
Diferencat në krye dhe në fund të tabelës janë gati identike. Mes vendit të parë ku pozicionohet Drita dhe vendit të tretë në të cilin ndodhet Drita janë 4 pikë për t’u marrë në konsideratë, ndërsa mes vendet e fundit të renditjes, vetëm 3 pikë.
