Drenica - Llapi
Ndeshja Drenica – Dukagjini (2 – 2), përveçëse ka prodhuar 4 gola dhe shumë emocione, është shoqëruar edhe me tensione, aq sa ka arritur deri në kërcënim me jetë.
Sipas “Dueli Sportiv” në Kosovë, zyrtari i klubit të Drenicës Granit Koci, ka kaluar “kufinjtë”, duke kërcënuar me jetë arbitrin e ndeshjes Lirim Jashari. Në bazë të raportit nga Federata e Futbollit të Kosovës, Koci i ka thënë arbitrit kryesor:
“Nëse nuk e fiton Drenica këtë takim, nuk do të dal i gjallë nga Skënderaji”. Mbete për t’u parë se çfarë mase do të merret ndaj zyrtarit Granit Koci. Pas 23 javësh në Superligën e Kosovës, Drenica mban vendin e fundit në tabelë me 22 pikë.
View this post on Instagram
Poll
