Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Lajm “BOMBË” para ndeshjes së kombëtares, gjiganti anglez gati të firmosë me Asllanin

Shkruar nga NEWSPORT
Lajm “BOMBË” para ndeshjes së kombëtares, gjiganti
Fisnik Asllani

Chelsea është tashmë në “pole position” për të firmosur me Fisnik Asllanin. Mediat britanike raportojnë se klubi londinez ka nisur negociatat serioze, për të transferuar sulmuesin e Kosovës në “Stamford Bridge”.

Kujtojmë se 23-vjeçari aktivizohet momentalisht me Hoffenheim në Bundesligën gjermane, teksa këtë sezon ka shënuar 9 gola e asistuar në 8 të tjerë. Këto performanca kanë shtuar ndjeshëm interesimin e Chelsea-t të cilët tashmë janë të fokusuar për këtë transferim, sigurisht në merkaton e verës.

Ky lajm bombë për Asllanin vjen në prag të ndeshjeve të kombëtareve. Kujtojmë se Kosova e tij do të përballet me Sllovakinë në transfertë, në kuadër të “play-off” të Botërorit 2026.

Poll

Lexo gjithashtu