Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Gara për fitimin e Champions, kuotat favorizojnë Arsenalin! Barcelona “parakalon” PSG-në, ngjitje e lehtë dhe për Realin

Shkruar nga NEWSPORT
 
Gara për fitimin e Champions, kuotat favorizojnë Arsenalin! Barcelona
Çerekfinalet e Champions League

Këtë mesjavë u përcaktuan ndeshjet çerekfinale të Uefa Champions League. Një sërë duelesh të forta që pritet të dhurojnë emocione të jashtëzakonshme në përballjet të cilat do të luhen më 8 dhe 14 prill.

Paris Saint-Germain-Liverpool dhe Real Madrid-Bayern Munich janë dy prej sfidave të quajtura dhe si "finale" të parakohshme, ndërsa vlen të përmendet dhe dueli mes Barcelonës dhe Atletico Madrid, një klasike e vërtetë spanjolle në këtë fazë të rëndësishme të këtij kompeticioni.

Gjithashtu, edhe Arsenal do të përballet me Sportingun e Lisbonës, me këta të fundit të cilët eleminuan "surprizën" Bodo/Glimt pas një rikthimi të çmendur në Portugali.

Por, si paraqiten momentalisht kuotat për fitimin e trofeut më të lakmuar në Europë dhe kush prej 8 skuadrave pozicionohet më e favorizuar në këtë fazë si pretendente për të ngritur lart kupën veshgjatë? Sipas Polymarket, skuadra e Mikel Artetës ka më shumë gjasa që të shkojë drejt finales dhe të fitojë në Budapest trofeun e parë në histori, ndërsa pas tyre renditen gjermanët e Bayernit. 

Top treshen e plotëson Barcelona, e cila pas fitores së thellë në shtëpi ndaj Newcastle me rezultatin 7-2, shpreson të fitojë Championsin e 6-të pas gati 11 vitesh mungesë. 

Renditja plotësohet nga PSG-ja, Real Madrid, Liverpool dhe Atletico, ndërsa për Sportingun, kuotat thonë se do të duhej një mrekulli që ata të shpalleshin kampion, pasi kjo skuadër ka vetëm 1% mundësi t'i shkojë deri në fund këtij trofeu. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 433 (@433)

Poll

Lexo gjithashtu