Nevil Dede
Ditën e sotme janë zhvilluar tre ndeshje të vlefshme për javën e 23-të të Superligës së Kosovës. Në këto duele pati surpriza, teksa u shënua një total prej 8 golash.
Ferizaj i Nevil Dedes u surprizua në shtëpi nga të “kuqtë” e Gjilanit, duke u mposhtur 1-2. Në krahun tjetër, Llapi fitoi pastër me shifrat 2-0 ndaj Ballkanit. Në ndeshjen tjetër, Malisheva i dha leksione Prishtinës, duke “likuiduar” kryeqytetasit me rezultatin 3-0.
Kështu, Ballkani mbetet me 39 pikë në vendin e dytë, -3 nga Drita kryesuese. Në krahun tjetër Prishtina me 37 pikë mban vendin e 3-të, ndërsa Ferizaj i Dedes mbetet në “zonën e ftohtë” me 23 pikë.
Poll
