Skuadra e Llapit po përjeton një sezon aspak të lehtë dhe rreziku i rënies nga elita e futbollit në Kosovë është në “derë”. Por kjo nuk është e gjitha.
Disfata e sotme kundër Gjilanit, ka rënduar gjendjen, ndërsa trajneri i tyre Tahir Batatina, duket se e ka kaluar “vijën e kuq”. Arbitri i ndeshjes Fatlum Berisha, ka publikuar meszhet kërcënuese që trajneri Batatina i ka dërguar, madje duke i përmendur edhe djalin që nuk jeton më.
Ja reagimi i plotë i arbitrit Berisha kundër Tatatinës, sikurse duke kërkuar vigjilencë nga federat e Kosovës ndaj protagonistit në fjalë: “Mua është e vërtetë që më ka sprovuar Zoti, por ty që përdor tragjedi familjare, kurrë hallall Zoti mos ta bëftë.
FFK, ky është momenti i fundit që duhet të merreni me këta persona. Gjithashtu, organet kompetente duhet të merren urgjentisht me sojin e tillë, kur për interesa të tyre sulmohemi në nivelin më të ulët nga aktorë të cilët pretendojnë se janë njerëz me integritet dhe se punojnë për të mirën e futbollit. MARRE të QOFTË!
