Thomas Bradric dhe Ilir Daja
Skuadra e Drenicës po përjeton moment “kritik” në Superligën e Kosovës. Sikur mos të mjaftonin rezultatet negative në kampionat, ditën e sotme, trajneri gjerman Thomas Brdaric ka vendosur të braktis ekipin dhe të udhëtojë drejt vendlindjes.
Ky është raportimi i fundit që vjen nga mediumi “Dueli Sportiv” në Kosovë. Vendimi ka lënë të shtangur edhe drejtuesit, të cilët nuk e prisnin diça të tillë.
Nga skuadra e Drenicës, ende nuk ka njoftim zyrtar për këtë çështje, ndërsa Brdaric s’mundi të ndryshonte trendin negative të rezultateve te kuqezinjtë e Skënderajt. Pas 23 javësh në Superligën e Kosovës, Drenica mban vendin e fundit në tabelë me 22 pikë.
Poll
