Anel Sabanadzovic
Klubi i Ballkanit ka njoftuar në rrjetet sociale afrimin e mesfushorit defensiv Anel Sabanadzovic. 26-vjeçari boshnjak vjen si transferimi i lirë te skuadra nga Suhareka.
Deri në këtë pikë të karrierës, arritja më e rendësishme e Sabanadzovic është aktivizimi te AEK-u i Athinës, ndërsa për trajnerin Mirslav Karoglan, do të jetë një “armë” shtesë për të arritur te objektivi, titulli në Superligën e Kosovës.
Pas 24 javësh të luajtura në kampionat, Ballkani mban vendin e parë së bashku me Dritën, të dyja me nga 42 pikë, tregues se gara do të jetë e hapur deri në fund.
View this post on Instagram
Poll
