Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

VIDEO/ Kryeqytetasit ndryshojnë “fytyrë” me trajnerin e ri, i japin fund serisë negative! Bind edhe ish “timonieri” i Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Kryeqytetasit ndryshojnë “fytyrë” me trajnerin e
Ferizaj

Ditën e sotme janë luajtuer dy ndeshjet e javës së 26-të në Superligën e Kosovës. Për klubin kryeqytetas të Prishtinës, rezultoi një javë e “trazuar”, largimi i trajneri Afrim Tovërlani dhe emërimi i Alban Dragushës.

Prishtina ia doli të marrë 3 pikët kundër Ballkanit, ndërsa golin e fitores e shënoi Ahmeti në minutën e 83-të. Kryeqytetasit vinin pas një serie negative në 5 ndeshjet pararendëse, ndërsa triumfi kundër kryesuesëve ia rrit vlerën 3 pikëshit, 4 më pak se vendet e para, konkretisht Ballkanit dhe Dritës.

Skuadra e Ferizajt vazhdon të përjetojë formë mbreslënëse, 3 fitore radhazi, e fundit sot kundër Drenicës. Finalizimi i fitores mbajti “firmën” e Oguns. Impakti i trajnerit Nevil Dede te Ferizaj nuk ka nevojë për “fjalë”, nga vendet e fundit të tabelës, te kapërcimi i “zonës së ftohtë”.

Prej nëntorit të 2020 deri në janar të 2021, Dede ishte “timonier” te Tirana në segmentin e 13 sfidave, e përkthyer me 1.31 pikë për ndeshje te bardheblutë e Shqipërisë.   

Prishtina - Ballkani

 

 

Poll

Lexo gjithashtu