Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Vllaznia nuk ndal rinovimet, vjen firma edhe me liderin tjetër të ekipit shkodran

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Vllaznia nuk ndal rinovimet, vjen firma edhe me liderin tjetër
Vllaznia

Leon Pohls do të vazhdojë që të jetë pjesë e Vllaznisë. Portieri gjerman dhe klubi shkodran kanë vendosur që të zgjasin bashkëpunimin e tyre edhe për një tjetër sezon, deri në verën e 2027-ës.

“KF Vllaznia dëshiron të bëjë të ditur se kemi rënë dakord me portierin Leon Pohls për të vazhduar bashkëpunimin tonë edhe për sezonin e ardhshëm”, shkruan klubi shkodran në njoftimin e bërë në rrjetet sociale.

Kujtojmë që 29-vjeçari u bashkua me “kuqeblutë” gjatë korrikut të vitit 2025, pasi mbylli aventurën në Irlandë me Shamrock Rovers. Më herët, është aktivizuar në Angli me i2i Academy dhe në SHBA me IMG Academy, Hudson Catholic dhe Storm King.

Poll

Lexo gjithashtu