Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

ZYRTARE/ Një rekordmen absolut në Premier League, mesfushori njofton vendimin më të vështirë të karrierës

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Një rekordmen absolut në Premier League, mesfushori njofton
James Milner

James Milner ka njoftuar tërheqjen nga futbolli në moshën 40-vjeçare. Është vetë mesfushori që ka publikuar një postim në rrjetin e tij social vendimin më të vështirë të karrierës.

Ndeshja e tij e fundit në fushë për ekipin e Brighton ishte në humbjen 0-3 përballë Manchester United, ku Milner qëndroi në fushë për 59 minuta. Takim ky që përkon me mbylljen e kampionatit këtë edicion të Premier League. 

Në total, 40-vjeçari numëron një shifër rekord prezencash në kampionatin anglez. Plot 903 ndeshje të luajtura, 86 gola të shënuar dhe 135 kontribute me asist. Ai ka veshur më herët edhe fanellën e Liverpool, Leeds, Manchester Cityt, Aston Villas, Newcastle dhe Swindon Town.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by James Milner (@jamesmilnerofficial)

 

Poll

Lexo gjithashtu