Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Nuk ka dyshime! Vllaznia “blindon” sulmin, firmos me ish-in e Dinamos

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Nuk ka dyshime! Vllaznia “blindon” sulmin, firmos me ish-in
Vllaznia

Lirim Kastrati do të vazhdojë që të jetë pjesë e ekipit të Vllaznisë. Sulmuesi 27-vjeçar dhe klubi shkodran kanë rënë dakord për të rinovuar kontratën edhe me një tjetër vit, pra deri në verën e vitit 2027.

Gjatë sezonit që lamë pas, Kastrati bëri mjaft mirë me fanellën “kuqeblu”, duke shënuar 3 gola e asistuar në 4 të tjerë. Megjithatë, javët e fundit të kampionatit nuk luajti, për shkak të një dëmtimi tepër të rëndë.

Kujtojmë që 27-vjeçari ka një karrierë të pasur, pasi është aktivizuar me ekipe si Dinamo e Zagrebit, Lokomotiva e Zagrebit, Legia Varshavë, Fehervar dhe Videoton. Ndërsa prej gushtit të vitit 2026 është pjesë e shkodranëve në Superiore.

“KF Vllaznia bën të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin me futbollistin Lirim Kastrati edhe për sezonin e ardhshëm. Njëkohësisht i urojmë një rikthim sa më të shpejtë në fushën e blertë”, shkruan klubi shkodran.

Poll

Lexo gjithashtu