Arijanet Muric do vijojë t'i qëndrojë "besnik" portës së Sassuolos. Klubi italian ka vendosur që të aktivizojë të drejtën për të blerë shqiptarin nga Kosova, duke i paguar klauzolën prej 7 milionë eurosh Ipswich Town, skuadër e cila do të militojë në Premier League sezonin e ardhshëm, aty ku luan dhe sulmuesi i Kombëtares, Anis Mehmeti.
Lajmin e ka raportuar eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, i cili shkruan në profilin e tij se palët kanë arritur dakordësinë dhe se anglezët kanë aprovuar të gjitha dokumentet për formalizimin e marrëveshjes.
Njoftimi zyrtar është i vetmi hap që mungon e që pritet të shpallet në ditët në vijim. Me fanellën e Sassuolos, Muric, ka zhvilluar 32 prezenca, me paraqitjet e tij që kanë bindur drejtuesit për blerjen përfundimtare.
???? Excl: Sassuolo trigger €7m buy option clause for goalkeeper Aro Murić from Ipswich Town.#ITFC approved all documents today with formal steps to follow. pic.twitter.com/suXQQ4Px72
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 1, 2026
