Vllaznia i është nënshtruar një procesi rinovimesh me mbylljen e këtij sezoni. Futbollisti i radhës që ka hedhur firmën për vazhdimësinë e bashkëpunimit është Edon Murata, i cili do të qëndrojë te shkodranët edhe për sezonin e ri.
Mesfushori ka zhvilluar 41 paraqitje me kuqeblutë, teksa ka gjetur golin në vetëm 2 raste. Në karrierën e tij me klubet e mëparshme, Murataj ka veshur dhe fanellën e Lafnitz në kampionati austriak, si dhe eksperienca të tjera në Belgjikë me moshat e Antwerp dhe Young Reds.
Më herët, klubi i Vllaznisë ka njoftuar dhe rinovimet me Sherif Kallakun, Lirim Kastratin dhe Leon Pohls. Po ashtu, ata zgjodhën të mos ndryshojnë edhe staf teknik, pasi Edi Martini u konfirmua në stol edhe për dy sezonet e tjera, teksa rinovoi gjithashtu edhe drejtori sportiv Vioresin Sinani.
