Vllaznia
Në “story” e Instagram, klubi i Vllaznisë ka shfaqur duke u futur në fushën e blertë sulmuesin Rrok Toma, miqësorja kundër NK Rudes. Konfirmohet lajmi i “Newsport.al”, se talenti lezhjan do të jetë pjesë e ekipit shkodran për Kupat e Evropës.
Ky afrim, “kalit deri në dhëmbë” kuqeblutë para raundit të parë në Conference League, karshi Malishevës.
Me këtë përforcim të përkohshëm, trajneri Edi Martini ka më shumë opsione në fazën ofensive. Aktualisht, Vllaznia ndodhet në fazë përgatitore, e ku po e kryen në Slloveni.
"Story" i Vllaznisë ku shfaqet Rrok Toma
Poll
