Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Gabim amatoresk nga Vllaznia, klubi shkodran “lë nam” me transferimin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
Gabim amatoresk nga Vllaznia, klubi shkodran “lë nam” me
 

Ditën e sotme, Vllaznia ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të majtë Xhezair Avduli nga ekipi i Arsimit të Maqedonisë së Veriut.

Kontrata është firmosur 3 vjeçare, ndërsa detaji që ka habitur jap pak, ka të bëjë me përshkrimin e klubit shkodran në postimin e këtij afrimi.

Sipas Vllaznisë, Xhezair Avduli është 21 vjeç, por në informacionet e mediumit prestigjioz “Transfermarkt”, i cili merret me të dhënat e lojtarëve dhe vlerat në treg, rezulton se Avduli ka lindur më 20 qershor të vitit 2004, pra është 22 vjeç.

Mesa duket, kuqeblutë nuk i paskan marrë informacionet e plota për afrimin e ri.

Gabim amatoresk nga Vllaznia, klubi shkodran “lë nam” me
Postimi i Vllaznisë për Xhezair Avduli
Gabim amatoresk nga Vllaznia, klubi shkodran “lë nam” me
Të dhënat e Xhezair Avduli sipas "Transfermarkt"

 

 

Poll

Lexo gjithashtu