Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Trondit” ish-lojtari i Superiores: Flamurtari nuk më dha leje kalimi, isha gati të firmosja me Ajax Amsterdam

Shkruar nga NEWSPORT
“Trondit” ish-lojtari i Superiores: Flamurtari nuk më dha leje
Logoja e "Abissnet Superiore" dhe klubit të Ajax Amsterdam

I dalë nga akademia e Flamurtarit të Vlorës, ish-portieri Shpëtim Moçka ka “tronditur” me deklaratën e dhënë për “Mega Botërori” në A2CNN.

Moçka është shprehur se gjatë kohës kur ishte pjesë e Flamurtarit, klubi nuk i dha leje për t’u transferuar te gjigantët e Ajax Amsterdam, ku ekipi holandez kishte përgatitur gjithçka.

“Nuk më dhanë letrat, nuk më dhanë lejen e kalimit. Gjatë kohës kur isha pjesë e Flamurtarit, nuk më lejuan të shkoja, më kërkoi Ajax i Amsterdam.

Vlora më prishi karrierën? Se di! Isha gati për të nënshkruar me Ajax-in. Bëhet fjalë për kontratë të madhe”, u shpreh Moçka.  

Poll

Lexo gjithashtu